Sindikata e Policisë në Maqedoni ka dërguar kërkesë në MPB për rritjen e pagave për policët me uniformë dhe inspektorët në policinë kriminale.
Nga Sindikata e policisë kërkojnë rritjen e pagave për në masën minimale prej 25% për punonjësit e policisë me uniformë, gjegjësisht minimumi 20% shtesë në pagë për punonjësit e policisë – inspektorë në policinë kriminale.
Sindikata përmend si arsye të kërkesës të dhënat sipas të cilave në periudhën 01.01.2020 deri më 30.09.2024 janë regjistruar gjithsej 715 vepra penale “Sulm ndaj personit të autorizuar” nga neni 383 i Kodit Penal.