Sindikata e Policisë në Maqedoni ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, raporti është dorëzuar për shkak të dyshimit se ai në cilësinë e zyrtarit ish-ministër në MPB, duke tejkaluar kompetencat dhe duke keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare, ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Punë me qëllim të keq në shërbim” sipas nenit 353-c të Kodit Penal.