Sinani me kritika për Escobarin dhe Lajçakun/ E pakuptueshme neglizhenca e tyre në takimin me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, ka shprehur kritika ndaj të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për neglizhencën e tyre në takimin me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sinani thekson se kjo mungesë kontakti mund të interpretohet si një mesazh i gabuar për ata që synojnë të destabilizojnë sigurinë në rajon.

Në një postim në Facebook, Sinani shprehet e zhgënjyer që diplomatët nuk kanë zhvilluar ende takime me përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, duke e cilësuar këtë si një hap të pakuptimtë që rrezikon të dërgojë sinjale të gabuara në një kohë kur stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor. Ajo vë në dukje se shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në Serbi përjetojnë diskriminim dhe shtypje, një fakt i konfirmuar nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Sinani gjithashtu thekson se mosnormalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka lënë shumë të diplomuarë shqiptarë nga universitetet e Kosovës pa njohje të diplomave të tyre në Serbi për dekada. Ajo argumenton se është e kundërproduktive të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi vetëm çështja e komunitetit serb në Kosovë dhe jo e komunitetit shqiptar në Serbi, duke theksuar nevojën për harmonizim të standardeve të të drejtave të komuniteteve joshumicë për të garantuar paqen e ardhshme.

Sinani përfundon me një thirrje për Escobar dhe Lajçak që të takojnë dhe të dëgjojnë përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, duke u bërë zë për nevojat dhe shqetësimet e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share