Sinan Ogan do të mbështesë Erdoganin?

“Kandidati i tretë” shpall sot se cilin do të përkrahë më 28 Maj

Në Turqi, të gjithë i kanë sytë nga Sinan Oan, ultranacionalisti që u rendit i treti në garën presidenciale të 14 Majit. Përmes një postimi në Tuiter natën e të dielës, ai njoftoi se këtë të hënë do të shpallë përfundimisht se cilin kandidat do të mbështesë elektorati i tij në balotazhin e 28 Majit.

Siç thonë burimet, Erdoan ka rënë dakord me 5 pikat e propozuara nga Oan, ndër të cilat dëbimi gradual i të gjithë azilkërkuesve. Si ultranacionalist, Oan është veçanërisht kundër sirianëve, të cilët i konsideron si shkaktarë të disa sulmeve terroriste dhe të rritjes së akteve kriminale në qytetet ku janë strehuar në jug të vendit.

Oan u takua me Erdoanin më 19 Maj, ndërsa lideri i partisë së paraardhësve Ymit Ozdah zhvilloi një takim në të njejtën ditë me Kemal Kiliçdarollunë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share