Silvio Berlusconi është shtruar mëngjesin e kësaj të mërkure në spital. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, që shkruan se ish-kryeministri ndodhet në terapi intensive për shkak të problemeve kardiovaskulare. Për momentin Berlusconi mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Bëhet fjalë për një tjetër shtrim të ish-kryeministrit, i cili e la po të njëjtin spital, San Raffaele, më 30 Mars.
Pasi u infektua në Shtator të 2020-s, virusi e detyroi që të shtrohej për gati 2 javë. Më pas e riktheu sërish në spital për gati 1 muaj, deri në fund të 2021-t.
Pasi ia doli të tejkalonte një operacioni tejet serioz me zemër të hapur në Qershor të 2016-s, Janarin e 2 viteve më parë, ai u shtrua në qendrën kardiake të Monakos, për shkak të një problemi me aritminë. Shqetësimet iu rikthyen në Shkurt të 2021-t, kur ish-kryeministri u ndje keq në rezidencën e tij në Romë./tvklan.al