Silvio Berlusconi mbron agresionin rus

Ish-kryeministri italian është shprehur se forcat ukrainase kanë masakruar rusishtfolësit në lindje në Ukrainë

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka mbrojtur pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, duke thënë se lideri rus ishte i detyruar që hynte në konflikt.

Gjatë intervistës Berlusconi pretendon se qeveria ukrainase po masakronte rusishtfolësit në lindje të vendit.

Putini u shty nga popullsia ruse, nga partia e tij dhe nga ministrat e tij për të nisur këtë operacion special. Trupat duhej të hynin, të arrinin në Kiev brenda një jave, të zëvendësonin qeverinë Zelensky me njerëz të mirë dhe një javë më vonë të ktheheshin. Në vend të kësaj ata hasën me një rezistencë të papritur, e cila më pas u ushqye nga armë të të gjitha llojeve nga Perëndimi,” shtoi Berlusconi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Berlusconi ka qenë prej kohësh një admirues i Putinit, në vitin 2012 , por në Prill, ai dënoi pushtimin dhe tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar” nga sjellja e Putin, duke shtuar se “masakrat e civilëve në Bucha dhe në lokalitete të tjera janë krime të vërteta lufte.

Udhëheqësi i partisë Forza Italia aktualisht po bën fushatë si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Pavarësisht miqësisë së mëparshme të Berlusconit me Putinin dhe kritikave të Salvinit ndaj sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, Meloni, e cila pritet të drejtojë çdo qeveri të mundshme, është zotuar të vazhdojë mbështetjen e Italisë për Ukrainën.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share