Siljanovska nuk do ta mbledh Këshillin e sigurimit pas paralajmërimeve të Mickoskit

Kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova nuk planifikon të mbledhë Këshillin e Sigurimit pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski se BDI mund të ndërmarrë hapa për destabilizimin e shtetit këtë vjeshtë.

“360 gradë” dje ka dërguar në zyrën e presidentit të shtetit këto pyetje: “Në lidhje me këtë informacion, a planifikon kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova të mbledhë Këshillin e Sigurimit? A ka edhe zyra e presidentit këtë lloj informacioni?”

Kabineti na është përgjigjur sot pasdite dhe shumë shkurt: “Të nderuar Zotërinj, përgjigja në pyetjen tuaj është: jo”.

Kështu ka bërë të ditur për “360 gradë” zyra e presidentes së shtetit.

Dje pasdite i kemi dërguar pyetje zyrës së presidentit lidhur me pretendimet që Mickoski i ka bërë fillimisht në një intervistë për të përjavshmen “Focus”, e më pas në konferencën për media me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Ndryshe, siç thuhet në faqen zyrtare të Presidentit të Shtetit, Këshilli i Sigurisë është organi më i lartë këshillues i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe i bën propozime Kuvendit dhe Qeverisë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share