FJALIMI I FUNDVITIT NË KUVEND
“Është koha për një hap të guximshëm përpara drejt BE-së, sipas shembullit të vitit 2004” – tha në fjalimin e fundvitit në Kuvend, Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, që sipas saj, ky shembull do të thotë riunifikimi dhe riintegrimi I rajonit në BE.
Sipas Presidentes, integrimi i plotë I Ballkanit në BE do t`i jepte fund rihartimit të pafund të kufijve dhe ballkanizimit si fenomen.
“Kam theksuar logjikën e doktrinës së BE-së “uniteti I dallimeve” si modus vivendi I saj, që nuk mund të vlejë vetëm për shtetet anëtare, por edhe për kandidatët. Në të kundërtën, as që do të ketë negociata, e as bisedime. Ka eurokraci të shprehur në formulën “dëgjo, hesht dhe ekzekuto” pasi kam të drejtë të pakufizuar të vetos” – tha Siljanovska.
Presidentja, në fjalimin e saj, potencoi se në Planin për Rritje dhe në agjendën reformuese të vendit, ka njohur qasje strategjike, por edhe reforma konkrete me afate dhe financa me cka, sipas saj, garantohet dhe stimulohet procesi nga të dyja anët.
“Nuk duhet të lejojmë që as ata, e as ne, në vend të realizimit të qëllimeve strategjike dhe reformave, kohën dhe energjinë ta drejtojmë drejt historisë, konform Konkluzave të Këshillit dhe protokoleve. Nëse flasim për “Pacta sun servanda” të them se në Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë s`ka asnjë fjalë për ndryshimet kushtetuese” – tha Siljanovska.
Presidentja Siljanovska, në fjalimin e fundvitit në Kuvend, potencoi se zgjidhja e vetme e mundshme do të ishte ndryshimet kushtetuese me veprim të anuluar, të konstatuar në ligjin Kushtetues për zbatimin e amendamenteve dhe se kjo do të ishte një zgjidhje fituese edhe për Bullgarinë, për shkak se, sic tha, do ta realizonte kërkesën e saj, kurse më vonë do ta ndihmonte RMV-në në rrugën eurointegruese.
Presidentja, bëri thirrje për unitet midis pushtetit dhe opozitës lidhur me eurointegrimet por dhe interesave të përbashkëta shtetërore. /tvklan.mk/