Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish-ndihmësin e ministrit të Prokurimit Publik në MPB, Gjoko Popovski, i cili është dënuar për blerjen e paligjshme të “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i njohur si rasti “Tanku”.
Popovski del nga burgu pas disa vjetësh të kaluara në burg, ndërsa në vendimin për faljen thuhet se lirohet pjesërisht nga ekzekutimi i mëtejshëm të pjesës së pavuajtur të dënimit me burg.
Popovski është dënuar në rastet “Trista” dhe “Tanku” në rastet që i hapi Prokuroria e Speciale Publike, lidhur me keqpërdorimet në prokurimet publike.
“Mercedesi” luksoz, për të cilin u dënua Popovski, ende është në pronësi të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë. Popovski ishte dënuar për dy lëndë me gjithsej 7 vjet burg.