Për mbështetjen për integrimin evropian të vendit por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, si dhe për ngjarjet aktuale botërore, sot në Vatikan diskutuan presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe kreu i Kishës Katolike romake, Papa Françesku.
Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Roma, Siljanovska-Davkova në kuadër të vizitës në Romë dhe Vatikan për nder të përkujtimit të 24 majit – Ditës së iluministëve mbarëslloven, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, sot pati audiencë me Papa Françeskun.
“Ramë dakord rreth problemeve aktuale, për mbështetjen e vendit ndaj Bashkimit Evropian, për mbështetjen e Papës në Ballkanin Perëndimor dhe thamë se pas 30 vitesh bashkëpunim, sukseset janë të dukshme. Konfirmuam se vizita në vitin 2019 ishte tepër frymëzuese jo vetëm për tufën e vogël që tha të mos kini frikë, por për të gjitha fetë dhe se ne jemi një shembull i dialogut religjioz që do të vazhdojë dhe se Vatikani beson në forcën tonë”, deklaroi Siljanovska-Davkova.
Në takim, siç tha shefja e shtetit, shprehu mirëkuptimin për përfundimin e një marrëveshje me Vatikanin, sepse duhet të merret një qasje sistematike për zgjidhjen e çështjeve që lidhen veçanërisht me statusin e kishës katolike dhe të krishterëve të fesë katolike te ne. Ajo theksoi se këto çështje nuk mund t’i zgjidh vetë sepse nuk është kompetente, por se ato mund të tejkalohen shumë lehtë në bashkëpunim me Qeverinë.
Në audiencë te Papa sot ishte edhe presidenti bullgar Rumen Radev, por Siljanovska-Davkova dhe Radev nuk realizuan takim për shkak, siç theksoi Siljanovska-Davkova, mospërputhjes së agjendës.
“Shprehëm gatishmëri, por deri te takimi nuk do të vijë. Të dyja delegacionet kemi agjenda megjithatë thamë se një orë e më parë, në momentin e parë të mundshëm do ta realizojmë”, deklaroi Siljanovska-Davkova.
Radev sot do të marrë pjesë në bazilikën “Shën Klimenti” në liturgjinë për Shën Kirilin dhe në kishën “Santa Maria Maxhore”, ndërsa Siljanovska-Davkova, sipas rendit të ditës, nesër do ta shënojë Ditën e iluministëve mbarëslloven duke vizituar bazilikën “Shën Klimenti” ku ndodhet varri i Shën Kirilit.
Tradicionalisht, në takimin me Papën, presidentja dhe papa shkëmbyen dhurata. Siljanovska-Davkova i dhuroi atij një gdhendje me zogun feniks, i cili, siç tha shefja e shtetit, është shoqatë që si feniks gjithmonë jemi ngritur dhe kemi gjetur forcë për bashkëpunim. Siljanovska-Davkova kreut të Kishës katolike romake i dhuroi edhe një ikonë, dhuratë nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase – AO, z.z Stefani.