Siç nuk e kemi parë asnjëherë! Marin i bën dedikimin plot dashuri bashkëshortes live në “Zemër Luana”

Mbrëmjen e sotme në spektaklin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka qenë i ftuar për herë të parë në një televizion shqiptar reperi Marin, ‘u know’! Ndonëse gjithmonë e kemi parë si një “Bad Boy”, Marin ka treguar edhe anën e tij të butë.

Ndonëse shumë pak njerëz e dinë, Marini është baba i tre fëmijëve edhe pse ende në moshë të re. Teksa nga regjia ka rënë zilja e telefonit, të ftuarit duhet të realizonin një dënim, i cili ishte një ‘voice message’ ku i bënin një deklaratë dashurie partneres. Marini ka vendosur ta realizojë këtë sfidë për të fituar më shumë pikë skuadra e tij.

Ai ka marrë telefonin dhe i ka dërguar audio mesazh partneres ku i thotë: “Puthi fëmijët për mua”. E teksa Luana i ka thënë se nuk quhet pasi duhet të jetë për partneren mesazhi ai ka thënë: “Gjithashtu të puth edhe ty!“./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share