Si reagon shoqëria maqedonase rreth festave kombëtare shqiptare?

Si rrallëherë në Maqedoni, këtë vit në manifestimin qendror për Ditën e Alfabetit dhe Kongresit të Manastirit morën pjesë thuajse të gjithë përfaqësuesit e partive politike shqiptare, por edhe krerët shtetëror maqedonas, duke përfshirë kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Stevo Pendarovski. E përveç kësaj kishte edhe urim zyrtar edhe nga kryetari i partisë më të madhe maqedonase, Hristijan Mickoski i VMRO-së.

Sipas drejtorit të ITKSH-së, Skënder Asani thotë se viti pas viti, gjërat po konsolidohen dhe po shkojnë në drejtimin e duhur. Sips tij, më herët, aktivitetet institucionale të shqiptarëve janë paragjykuar. Ai vlerësoi lartë si arritje të ITKSH-së ftesën dhe pjesëmarrjen e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë në manifestimet për 115 vjetorin e Kongresit të manstirit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share