Si qëndrojnë punët me shkollën e Vizbegut?

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në Klan Debat theksoi se për objektin e shkollës së Vizbegut kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe në kompetencë të MASH-it.

“Pas shumë pritjeve, shkolla e Vizbegut dio të jetë shkolla më moderne në gjithë vendin… Çdo gjë në kuadër të asaj që i takon MASH-it dhe verifikimi që është bërë është dirëzuar deri tek Komuna e Butelit”, theksoi Shaqiri.

Shaqiri theksoi se i qëndron premtimeve të dhëna se shkolla do të jetë gati, duke shtuar se Komuna e Butelit ka paralajmëruar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit, ku do të themelohet një komision për të themeluar anën juridike të institucionit.

Shaqiri pranoi se në objektin e kësaj shkolle ende nuk ka ujë dhe rrymë, por këto sipas tij janë ana teknike e problemit. Më parë, duhet të zgjedhen çështjet juridike thekson Shaqiri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share