“Si mace e zezë”, Lady Gaga na rikthen tek vitet ’60

Kur kërkojmë frymëzim për ‘vintage look”, një nga zgjedhjet tona të para në botën e shoëbiz-it modern është sigurisht Lady Gaga.

Këngëtarja dhe aktorja 37-vjeçare nuk zhgënjen asnjëherë! Së fundmi ajo ka postuar disa foto nga Las Vegas me një pamje terësisht retro elegante e veshur me fustan të zi, taka të larta dhe me buzë të kuqe flakë.
Kjo na kujton Audrey Hepburn apo jo?

Por aksesori më i kukuar janë padyshim syzet e diellit dhe Lady i sjell ato në stilin më retro të mundshëm, atë të viteve ’60. Lady mesa duket po bën përgatitjet për koncertin e saj “Lady Gaga: Jazz&Piano”.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share