Si janë përhapur nëpër Evropë valët sizmike nga Turqia?

Tërmeti prej 7.8 ballësh sipas Rihterit që goditi Turqinë është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit por edhe në vende tjera të rajonit. Autoritetet druajnë se numri I të vdekurve pritet të rritet nga çasti në çast.

Sizmologu Stiven Hiks, sic percjell KlanM, vlerëson se tërmeti që goditi Turqinë mund të jetë një nga më të fuqishmit në këtë vend që është shënuar përmes instrumenteve.

Në këtë animacion mund të shihet përhapja e valëve sizmike pas tërmetit katastrofal. I njëjti është regjistruar edhe nga sizmografët nëpër Evropë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Liban dhe Izrael. Epiqendra, sic njofton KlanM, ka qenë 23 kilometra në lindje të Nurdagit, në provincën turke Gaziantep, në thellësi prej 24.1 kilometri.

https://twitter.com/WxNB_/status/1622484931002638337

Lexo gjithashtu
Total
0
Share