Si e uron Google Pavarësinë: Gëzuar Shqipëri

Motori i kërkimit në internet Google ka nxjerrë në logon e flamurit shqiptar që valvitet në qiellin blu, duke i uruar kështu të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë.

“Sot Doodle feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të vitit 1912, kongresi shqiptar u mblodh në qytetin e Vlorës dhe votoi për shpalljen e pavarësisë nga sundimi osman.

Festimet nisin në kryeqytetin e Tiranës ku Presidenti dhe Kryeministri marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. I paraqitur në veprën e sotme artistike, flamuri kombëtar i Shqipërisë përmban një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë me dy koka në qendër. Flamuri u valëvit për herë të parë në këtë ditë në vitin 1912. Në ditën e Pavarësisë, ai vendoset në ballkone, dritare, madje e mbajnë edhe njerëzit si një simbol i krenarisë kombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qyteti i Vlorës është gjithashtu një destinacion i preferuar për pushime. Shqiptarët vizitojnë Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit për të nderuar ata që luftuan për liri. I ndërtuar nga skulptorët e njohur kombëtarë Muntaz Dhrami dhe Kristaq Rama, monumenti përshkruan liderët e famshëm të lëvizjes për pavarësinë shqiptare.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!”, ka shkruar Google.

Është bërë traditë tashmë që Google të urojë çdo vit shqiptarët për Pavarësinë duke vendosur flamurin shqiptar në faqen hyrëse./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share