Aktori ftoi në një darkë në Nju Jork një sërë emrash të njohur
Aktori i njohur Robert De Niro zgjodhi të festonte ditëlindjen e 80-të tij duke shtruar një darkë ku të pranishëm përvec familjes ishin edhe emra të tjerë të showbizit.
Mediat e huaja shkruajnë se aktori i njohur kishte ftuar në darkën e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut personalite si Leonardo DiCaprio, regjisorët Martin Scorsese, Francis Ford Coppola dhe George Lucas por edhe ish-guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo.
De Niro ka marrë mesazhe të shumta urimi për ditëlindjen nga miq të showbizit dhe personazhe të tjerë të njohur në të gjithë botën.
Profesionist i gjithanshëm dhe obsesiv, italo-amerikani ka lënë gjurmë të thella në historinë e aktrimit.
Për herë të parë në skenë në moshën 10-vjeçare në një shfaqje shkollore të “Magjistarit të Ozit”, De Niro mbetet një nga aktorët më të mirë në historinë e kinematografisë.
Klan News