“Si arrijnë markat luksoze t’ju mbajnë të varfër”, videoja që po bën xhiron në rrjet

“Si arrijnë markat luksoze t’ju mbajnë të varfër”, është kjo teza e një YourTuber të quajtur Cara Nicole. Videoja e kësaj të fundit është bërë virale në rrjetet sociale duke marrë shumë komente pozitive. Cara bën zakonisht videot për  paratë, median dhe mënyrën e jetesës.

Në videon e saj, Nicole argumenton se njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për markat e stilistëve për shkak të mënyrës se si ata duan të perceptohen nga të tjerët.

“Ne kërkojmë statusin social që nga ajo që veshim, ku shkojmë në shkollë e deri te çantat që mbajmë. Ne duam të perceptohemi si njerëz me status të lartë, veçanërisht status më të lartë se ata që na rrethojnë. Bota e markave të stilistëve, nga Louis Vuitton te Rolex, është ajo ku statusi social arrihet thjesht përmes konsumit dhe shpenzimeve. Është një sistem që lehtësisht mund t’ju mbajë të varfër nëse nuk jeni të kujdesshëm”, shprehet ajo.

Nicole shpjegon se pavarësisht çmimeve të larta, këto marka të stilistëve synojnë më shumë të varfrit, ose ndryshe “njerëzit që duan të duken të pasur”. Ajo shton: Njerëzit e klasës së mesme dhe të ulët që nuk kanë aq shumë para apo kursime, janë buka dhe gjalpi i markave të stilistëve.”

Cara më pas liston një sërë personazhesh të njohur të cilët pavarësisht statusit apo parave që kanë, paraqiten shumë të thjeshtë në publik, si përshembull:  Bill Gates, Melinda Gates, Mackenzie Scott, Melanie Perkins, Mark Zuckerberg, Whitney Wolfe Herd dhe Steve Jobs.

Ajo shpjegon se kur dikush blen një çantë dore të shtrenjtë me qëllimin për ta shitur atë 10 vjet më vonë, shitësi ka të ngjarë të arrijë ta shesë çantën vetëm me të njëjtin çmim tregu, një fitim 0%.

Nga ana tjetër, nëse ai person vendos të blejë një kuletë cilësore me vlerë 50 dollarë dhe të vendosë 3,450 dollarët e mbetur në një llogari për të investuar paratë, ai ka të ngjarë ta kthejë investimin e tij fillestar në 10,525 dollarë në 10 vjet bazuar në S&P.

“Ajo që shpresoj është që kjo të na ndihmojë të mendojmë pak më ndryshe për markat e stilistëve dhe mënyrën se si i shpenzojmë paratë tona,” thotë ajo në fjalën e saj përmbyllëse. “Paratë janë kohë dhe mendoj se është gjithmonë një ide e mirë të reflektojmë se si po i shpenzojmë të dyja.”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share