Lojtari më i madh në historinë e Gjermanisë, Franz Beckenbauer, ka vdekur sot në moshën 78-vjeçare.
Beckenbauer, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë si lojtar në 1974 dhe më pas si trajner në 1990, nuk është parë në publik kohët e fundit.
Ai u pa për herë të fundit në janar të këtij viti dhe pasi nuk u shfaq në festën e 33-vjetorit nga fitimi i titullit kampion bote në korrik, filluan të përhapen zërat se ai ishte i sëmurë rëndë.
Vdekja e djalit të tij Stefanit në vitin 2015 dhe thashethemet për korrupsion në Kupën e Botës 2006 e bënë të vetën. Që atëherë edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Ai kishte një infarkt të syrit, një operacion në zemër dhe sëmundjen e Alzheimerit me çmenduri të shoqëruar.
Për shkak të stilit të tij elegant dhe menaxhimit të lojës, dhe dominimit të tij në fushë, ai u konsiderua si futbollisti më i mirë gjerman i të gjitha kohërave, si dhe një nga futbollistët më të mëdhenj në histori./KlanMacedonia