I konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë ndonjëherë, Pele është lojtari i vetëm në histori që ka fituar tre Kupa Botërore, të parën kur ishte adoleshent.
Futbollisti brazilian Pele vdiq sot (e enjte) në moshën 82-vjeçare.
Ai kishte luftuar me kancerin, ndërsa ka pasur edhe probleme me veshkat dhe zemrën.
Pele u shtrua në spital më 29 nëntor. Ai kishte marrë rregullisht kujdes spitalor që nga shtatori 2021, kur iu hoq një tumor nga zorra e trashë./KlanMacedonia