SHTYLLAT ELEKTRIKE TË SHTREMBËRUARA KRIJOJNË RREZIK PËR BANORËT E ÇAIRIT
Shtyllat elektrike kanë filluar të bëhen rezik për banorët e Komunës së Çairit. E tillë është njëra në Gazibabë ku kabllot thuajse kanë rënë për toke, banorët kërkojnë të intervenohet sa më shpejtë. Nga EVN thonë shtylla do të zëvendësohet me të re.
Në komunën e Cairit, përveq problemeve të shumta që ballafaqohen banorët, kësaj rradhe është rënduar edhe me një shqetësim tjeter, shtyllat elektrike. Këta shtylla elektrike përdoren si përques të kabllove elektrike, mirpo, ata janë të shtrembëruara, gati se nuk janë rezuar në tokë.
Banorët e kësaj lagje ankohen për një problem shumë serioz, që mund ti kanoset rezik për jetës së tyre. Këtu prapa meje gjinden një shtyllë elektirke që është gati të rëzohet. Përveq shtyllës edhe kabllat elektrike janë afruar gati tek koka e banorëve.
Banorët kërkojnë që të merren masa të shpejta dhe efikase për të siguruar që kjo situatë të mos përkeqësohet më tej.
“Nuk e mbaj mend për sa kohë qëndron ashtu, nuk e di kush do ta kuptoje. Është kështu për një kohë të gjatë.
Secili e sheh atë. Le të shkoje në qeveri le të lajmrohen atje ku duhet dhe ta rëzojnë.
Të miren masa, cka do të bëjm ne? Po kam frig. Nuk e di se sa kohë është kështu”, thanë banorët.
“Cka të baj o vëlla? Evn-ja duhe të vije për të rregulluar, jo ne. Lë të vjen EVN-ja ta vendos ndoje shtyll aty. Shtylla është kështu 3 4 muaj”, tha një tjetër banor.
Nga shpërndarësi i energjisë elektrike EVN thonë se ekipet janë në vendëngjarje për ta kontrolluar shtyllën. Sipas tyre, objekti që është ndërtuar afër, nuk ka respektuar distancën dhë për atë shkak shtylla është deformuar.
“Ekipet e Elektrodistribuimit sot dolën në vendngjarje që ta kontrollojnë shtyllën. U konstatua që pronari i objektit gjatë shtesës në objektin e tij, nuk e ka respektuar distancën e nevojshme dhe njëkohësisht minimale që duhet të ekzistojë nga objekti e deri te shtylla energjetike, e si pasojë shtylla është e shtrembër. Për arsye sigurie, është vendosur që shtylla të zëvendësohet dhe drejtohet, thonë nga shpërndarësi i energjisë elektriake”, thanë nga EVN-ja.
Shtylla elektirke të shremberuara janë verejtur edhe nëpër lagjet e tjera të Cairit, dërguam pyetje edhe tek Komuna e Çairit deri në këto momente nuk ka përgjigje./tvklan.mk/