Shtyhet seanca gjyqësore për Boki 13

Seanca gjyqësore rreth rastit “Lidhja Ndërkombëtare” është shtyrë për shkak se i akuzuari, Bojan Jovanovski është ende në spital, pas intervenimit kirurgjik, kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup.

Në kumtesë thuhet se Bojan Jovanovski, është ende i hospitalizuar dhe nën kujdes të domosdoshëm.

“Për të akuzuarën J.E. nuk ka dërgesë të rregullt, që në gjykatë është njoftuar nga mbrojtësi se ka ndryshim të adresës së paparaqitur në gjykatë, pas çka i takon mbrojtësit në afat prej tre ditëve ta parashtrojë adresën e saktë. Për shkak se gjykata caktoi termin të ri për seancë publike më 05.06.2023 në orën 11:00 që palët dhe opinioni i pranishëm ishin njoftuar gojarisht”, informojnë nga Gjykata e Apelit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share