Shtyhet samiti ndërkombëtar ku Zelenski do të prezantonte “planin e fitores” ndaj Rusisë

Një samit ndërkombëtar për Ukrainën që do të mbahej në Gjermani ku Volodimir Zelenski do të prezantonte “planin e fitores” ndaj Rusisë, është shtyrë.

“The Guardian” raporton se shtyrja zyrtarisht e këtij samiti erdhi pasi Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të duhet të qëndrojë në SHBA për shkak të emergjencës nga uragani “Milton” që ka goditur Floridan.

Organizatorët thanë se takimi që ishte planifikuar të mbahej të shtunën në bazën ajrore amerikane “Ramstein” në Gjermani, do të duhet të riplanifikohet.

Megjithatë, Presidenti ukrainas do të përpiqet që të organizojë një turne në kryeqytet europiane për t’u takuar me krerët e shteteve.

Zyrtarët gjermanë kanë premtuar që do të mbahet samiti për Ukrainën, por nuk është e qartë periudha se kur, para apo pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në Nëntor.

Samiti që ishte planifikuar, tashmë i anuluar, do të zgjaste 4 ditë dhe Zelenski do të lobonte për të përdorur armët me rreze të gjatë veprimi si pjesë e planit të tij për fitore ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, Rusia po fiton dalëngadalë terren në lindje të Ukrainës dhe shpreson që nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale amerikane, do të ndalet mbështetja ushtarake miliarda Dollarëshe për Kievin.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share