Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06% në raport me vendimin e datës 26.9.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror. në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,137 %, te nafta ka ulje për 0,689%, te vaji ekstra i lehtë ulja është për 0,854% dhe te mazuti ulja është për 1,990%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 2,542%.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 2,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe
të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 1.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 91,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,768 (denarë/kilogram)
Lexo gjithashtu
Ademi: Jemi shumë afër për të qeverisur edhe me Butelin, këto zgjedhje janë test edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2025
Në Butel të Shkupit, Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato…
06.04.24 23:33
KSHZ për futjen e Jakimovskit në listën e zezë amerikane: Kushtet për zgjedhjen e presidentit i përmban Kushtetuta
Pasi kandidati për president të shtetit, Stevço Jakimovski, sot ishte në “listën e zezë” të SHBA-ve, Komisioni Shtetëror…
18.03.24 21:55
DAP: “TVSH-ja ime” – nga viti 2023 çdo tre muaj nga 2.100 denarë
PËR TRE VJET 60.3 MILIONË EURO U KTHEHEN RRETH 460 MIJË QYTETARËVE Drejtoria e të Ardhurave Publike, sic…
01.07.22 13:23