Shtohet prania e forcave të KFOR-it në veri

Situata në brezin kufitar me Serbinë paraqitet e qetë

Prani e shtuar e forcave të KFOR-it dhe Policisë vërehej në veri të Kosovës, konkretisht në rrugët që të shpiejnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Brnjak. Nuk mungonte as prania e veturave të EULEX-it, ndërsa nga KFOR-i më shumë prezent ishin ai britanik dhe italian. Forca të shumta të policisë ishin prezente edhe në pikën kufitare në Brnjak.

Ndonëse ka prani të më të madhe të policisë dhe KFOR-it situata në brezin kufitar në veri aktualisht është e qetë. Pikën kufitare në Brnjak e ka vizituar gjatë së premtes edhe anëtari i komisionit parlamentar për siguri Enver Dugolli bashkë me disa deputetë.

Enver Dugolli: Policia është shumë e përgatitur, e motivuar, e paisur, në krye të detyrës. Besoj që e kemi një polici të shkëlqyer.

Thotë se vendimi për targat është i drejtë ndërsa duhet bërë presion Beogradit që të mos shantazhojë serbët të cilët po zëvendësojnë targat serbe në RKS.

Enver Dugolli: Presioni duhet të shtrohet në Serbi pasi Serbia është ajo që po frikëson dhe po shantazhon qytetarët serbë, të cilët do t’i kishin konvertuar siç i kanë konvertuar shumica prej tyre.

Afati për zëvendësimin e targave serbe në RKS përfundon më 31 Tetor. SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar shtyrje të afatit, por qeveria thotë se është për sundim të ligjit edhe në këtë pjesë të Kosovës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu

Dorëhiqet Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë sot dorëheqjen…
Më tepër
Total
0
Share