ZELENSKY: DO TË ÇLIROJMË EDHE PJESË TË TJERA TË PUSHTUARA
Në Ukrainën lindore, ushtria ruse duket se po I rrit sulmet e saj. Të paktën tre persona u vranë nga sulmet e shumta me raketa në Chuhuiv pranë kufirit me Rusinë.
Sipas Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës, në Chuhuiv, një ndërtesë shumëkatëshe, një institucion arsimor dhe një dyqan pajisjesh ndërtimi u shkatërruan tërësisht. Në vendngjarje vazhdon puna e shpëtimit dhe kërkimi i viktimave të mundshme. Sipas burimeve ukrainase, 16 persona u vranë në sulmet e së shtunës në të gjithë vendin.
Në fjalimin e tij të përditshëm me video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Moskën për përdorimin e lajmeve të rreme si një armë lufte. Në të njëjtën kohë, presidenti njoftoi një ripushtim të territoreve të pushtuara, pa dhënë detaje:
“Ukraina u rezistoi sulmeve brutale ruse. Tashmë kemi arritur të çlirojmë një pjesë të territorit të pushtuar pas 24 shkurtit. Do të çlirojmë edhe pjesë të tjera të vendeve tona që aktualisht janë të okupuara,” deklaroi Volodymyr Zelensky-President i Ukrainës
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Dnipros, ku sipas autoriteteve ukrainase mbetën të vrarë 3 persona dhe 15 të plagosur. Sipas informacioneve ruse, është shkatërruar një ndërtesë e fabrikës së armatimit për prodhimin e pjesëve të këmbimit dhe riparimin e raketave balistike Tochka-U./KlanMacedonia/