Shtohen radhët në kufi – Rreth 1 orë pritje për dalje nga vendi

Në VK Bogorodicë dhe VK Tabanoc, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Ndërsa intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share