Shtetasi i Maqedonisë ndërron jetë gjatë zhytjes në ujërat e detit Adriatik në Kroaci

Një zhytës nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në ujërat e detit Adriatik në Kroaci. Sipas mediave kroate ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:00 në afërsi të ishullit Ravnik, 500 metra nga gjiri i Rukavacit në Vis, ku të njëjtit fillimisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë zhytjes. Shtetasi i Maqedonisë ka ndërruar jetë pasi u sëmur gjatë zhytjes në zonën e Brionit pranë Visit, mediat raportojnë se menjëherë është dërguar një ambulancë në vendin e ngjarjes por që zhytësi kishte ndërruar jetë, njofton Dalmacia Sot.

Shkaku i vdekjes do të dihet pas autopsisë.

Zona e Brionit pranë Visit është ndër zonat më tërheqëse për zhytje në detin Adriatik, vend ky që vizitohet nga shumë entuziastë të zhytjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share