BDI: Izet Mexhiti e pranoi shkatërrimin e Çairit me legalizimet e paligjshme të mbi 30 ndërtesave Çair

BDI përmes një kumtese ka akuzuar Izet Mexhitin kreun e LD-së për legalizimet e paligjshme të mbi 30 ndërtesave Çair.

”Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë ndaj keqpërdorimit masiv të besimit të qytetarëve nga ana e dyshes Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu të cilët pranuan publikisht që janë përgjegjës për krimin shekullor me legalizimet e mbi 30 ndërtesave për banim kolektiv në Çair Faktin që ka vendos vet, e jo sipas ligjit, se cili objekt duhet legalizuar e cili jo, Mexhiti tenton ta kamuflojë duke hedhur fajin në mënyrë absurde ndaj qytetarëve të Çairit edhe atë për objekte të banimit individual.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Izet Mexhiti para gjithë opinionit pranoi me gojën e vet se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë ai vet si kryetar i komunës dhe me prirje politike/korruptive, e jo në formë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore.

Edhe sot e pyesim se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore, ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre.

Atë që mediat e kanë raportuar tashmë, Izet Mexhiti më në fund e pranoi që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji! Organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë duhet të veprojnë pa asnjë vonesë.

Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share