Shtetasi i Kosovës kapet me armë dhe municione në kufirin e ”Bllacës”

Nga Drejtoria e Doganave thonë se është sekuestruar pistoletë dhe municion të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Pistoleta CZ Shadow 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm. Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share