Shtetas bullgarë dyshohen për mashtrim, kërkohet paraburgim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një burri dhe një gruaje shtetas të Republikës së Bullgarisë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Mashtrim nga neni 247 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Shtetas bullgarë dyshohen për mashtrim dhe për ta është kërkuar paraburgim. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët përmes bisedës telefonike kanë mashtruar një banore të Aerodromit nga e cila dy herë kanë marrë 8.000 euro.

“Duke përdorë mashtrime dhe duke paraqitur fakte të rreme, të dyshuarit e kanë shtyrë të dëmtuarën që herën e parë t’i japë 5.100 euro, ndërsa më pas 2.900 euro të tjera, informon sot Prokuroria Publike e Shtetit.

Duke marrë parasysh që të dyshuarit janë shtetas të huaj pa qëndrim të rregulluar në vend dhe ekziston rreziku i lartë për arratisje, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share