Shtetet e Bashkuara mund të kenë një përgjigje të shkallëzuar ndaj sulmit me dron që vrau tre personel të shërbimit amerikan dhe plagosi dhjetëra të tjerë, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
“Është e drejtë që ju të prisni që ne të përgjigjemi në mënyrën e duhur dhe është shumë e mundur që ajo që do të shihni të jetë një qasje e shkallëzuar këtu, jo vetëm një veprim i vetëm, por në thelb veprime të shumta”, tha John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Komentet e tij para gazetarëve, erdhën pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte vendosur se si t’i përgjigjej sulmit me dron në Jordani, raporton The Guardian, transmeton Klankosova