“Shtatori pa shpenzime”, sfida më e re e Tik Tok-ut për të kursyer para

Vera mund të jetë periudha me më shumë shpenzime e vitit. Një kafe me qumësht lajthie, një biletë festivali apo thjesht pushimet mund t’i nxjerrin shpenzimet jashtë kontrollit. Kursimin nuk e njohim ndërsa planifikimin e buxhetit akoma më pak.

Për t’i ardhur në ndihmë ndjekësve, një përdoruese e Tik Tok ka ndarë një video me këshillat e saj për një “Shtator pa shpenzime”.

Fillimisht, duhet të krijoni rregullat tuaja. ”Gjeni cilat janë aspektet tuaja problematike”, thuhet në videon e shpërndarë në “Financielle”.

“Për mua është të blerit e gjithçkaje që shoh në rrjetet sociale, mos të paturit mjaftueshëm ushqime në shtëpi që do të thotë se porosis shpesh si dhe blej kafe kur kam një makineri ekspresi në shtëpi”.

Ndani shpenzimet në “të lejuara” dhe të palejuara” ku tek kategoria e parë përfshini faturat, ushqimin dhe transportin. Tani vjen pjesa e vështirë: të zgjidhni çfarë nuk ju lejohet si blerjet impulsive, konsumimi i kafesë jashtë, të porositurit ushqim apo veshje që nuk ju duhen.

Hartoni një listë dhe ndiqeni, mos u hidhni te blerjet edhe kur ju duket se dilni të fituar. Një tjetër gjë që mund të bëni është mbledhja e parave për një shpenzim që e dini se do ta bëni në të ardhmen, siç mund të jetë një udhëtim.

Në video thuhet gjithashtu se buxheti është krejtësisht personal dhe çfarë mund të jetë shpenzim për dikë, nuk do të thotë se duhet të jetë edhe për një tjetër. Megjithatë, nëse po mendoni t’i mësoni vetes zakonin e të mos shpenzuarit me tepri, këto këshilla mund të jenë një fillim i mirë.

Portofoli do ju falenderojë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share