Shtatë vjet nga përmbytjet katastrofike në rajonin e Shkupit!

Mërgimtarët të pakënaqur me investimet në Hasanbeg

Shtatë vite pas përmbytjeve katastrofike, Hasanbegu ende ruan kujtimet e asaj nate të tmerrshme, njofton KlanM.

Ky vendbanim tashmë është gjallëruar edhe me ardhjen e mërgimtarëve. Përvec se kujtojnë natën tragjike të 6 gushtit 2016, gishtin e drejtojnë edhe tek autoritetet për investime të pamjaftueshme në infrastrukturë. Gjithmonë përmendet kanali famoz për ujra të zeza.

“Po vijë çdo vit dhe harxhojmë para këtu jo vetëm unë por shumë shokë që vijnë këtu, por kush e mban këtë shtet, mendoni se këto shtëpitë e mëdha ndërtohen pa kurbet? Pa e pasur çdo shtëpi nga një mërgimtarë, por ja unë këtu jetoj, çka nuk ka këtu, pandemi e gjithçka, asnjëherë nuk është rregulluar, 40 vite jam këtu kurrë nuk është rregulluar”, tha Sabri Rushiti, mërgimtar.

Sabri Rushiti, sic njofton KlanM, një mërgimtar i cili ka ardhur në pushime, sot kujton vërshimet e vitit 2016 në Hasanbeg Stajkovcë, Straçincë, Haraçinë dhe Rashtak të Shkupit, ku përveç dëmeve të mëdha materiale shkaktuan edhe viktima në njerëz.

“E dini fort mirë, ka mbyt njerëz e çka nuk ka ndodhë, bota ka dëgjuar për këtë rast. Ja tani njëjtë për 7 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Ja këtë rrugën nuk e ka bërë shteti por njerëzit për sevap, a është ashtu a jo? Si është e mundur një shtet. Unë s`kam qenë personalisht por dihet se çka ka ndodhë dhe përsëri ndodh, pardje që ra shi janë frikësuar njerëzit, të kishte ndodh edhe pak që të zgjate shiu”, tha Rushiti.

Si mërgimtar, Sabriu, nuk ishte i kënaqur nga trajtimi I autoriteteve të vendit gjatë ardhjes në vendlindje.

“Mua me vjen keq që ekziston një shtet Maqedoni, ne si mërgimtarë duhet të presim së paku dy orë në kufijtë, kur dalim tre orë, një Maqedoni e vogël që i jep fonde Evropa e i ruan me bukë e në kufi të të mbaje nga dy orë në majë të hundës na vjen”, u shpreh Sabri Rushiti.

Para 7 viteve, 8 Gushti ishte shpallur Ditë Zie në Maqedoni. Kjo, për shkak të pasojave nga përmbytjet e tmerrshme që më 6 gusht 2016 kapluan rajonin e Shkupit, njofton KlanM.

93 litrat shi në metër katrorë u shndërruan në përmbytje katastrofike që morën 22 jetë njerëzish, dëmtuan 5.000 amvisëri dhe 600 hektarë tokë bujqësore. Atë natë, vetëm për dy orë ishin numëruar mbi 800 vetëtima. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share