Kanë kaluar shtatë vjet prej se Majlinda Kelmendi, e futi Kosovën në historinë e Lojërave Olimpike.
Ajo arriti që ta fitojë “Medaljen e artë” në Rio de Janeiro.
Kelmendi u bë xhudistja e parë nga Kosova që u stolis me të artën deri në 52 kilogramë.
Në finale, Majlinda Kelmendi, e mposhti italianen Odette Giuffrida.
E deri në finale ajo i mposhti: Evelyn Tschopp ,Christianne Legentil, Misato Nakamura.
Pas këtij suksesi madhështor u bë krenaria e sportit shqiptar dhe ajo u prit si heroinë në vendin e saj.