Shtatë viktima pas sulmit të forcave ukrainase në rajonin Kherson

PRESIDENTI RUS DHE HOMOLOGU I TIJ TURK PRITET TE TAKOHEN NE TEHERAN

Raketat ukrainase kanë goditur një zonë të kontrolluar nga Rusia duke shkaktuar vdekjen e 7 personave dhe vdekjen e dhjetrave të tjerëve. Mësohet se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk do të takohen për të biseduar edhe për Ukrainën.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me raketa nga forcat ukrainase në qytetin Nova Kakhovka të kontrolluar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës.

Pamjet në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh që ka shpërthyer ndërsa nëpër rrugë ka rrënoja. Zyrtarët nga administrata e instaluar nga Rusia thanë se Ukraina goditi me raketa HIMARS të furnizuara nga SHBA, të cilat shkatërruan magazina të cilat përmbanin një përbërje kimike që mund të përdoret për të bërë pleh ose barut, duke rezultuar në një shpërthim të madh.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se po bombardon popullin e saj në territorin ku ka humbur kontrollin por kjo e fundit thotë se evakuon sa më shumë njerëz që të jetë e mundur nga zonat e pushtuara nga forcat ruse.

Sakaq ,mësohet se presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi turk Tajip Erdogan planifikojnë të takohen SE SHPEJTI pas një bisede telefonike në të cilën ata diskutuan përpjekjet për të lehtësuar eksportet e grurit nga Ukraina.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu ka bërë të ditur se Erdogan i kishte thënë Putinit të hënën se ishte koha për të vepruar sipas një plani të Kombeve të Bashkuara për të ngritur një korridor detar për eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

Turqia ka ndërmjetësuar midis Moskës dhe Kievit që kur Rusia dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt.Ndërkohë ,BE pritet të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Sipas Bloomberg ,paketa pritet të miratohet në javët e ardhshme.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share