Shqiptohen 180 kundërvajtje trafiku në Shkup, 45 për tejkalim të shpejësisë së lejuar.
“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.11.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 180 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e pesë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e pesë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, gjashtë sanksione për shoferët fillestarë, katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në komunikatën e MPB.