Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”

Artisja Rita Ora i flet në gjuhën shqipe 16-vjeçares

Edicioni i ‘The Voice of Australia ‘ këtë vit ka sjellë talente të jashtëzakonshme që po zbulohen nga një juri prestigjoze pjesë e së cilës është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Por kunkurrentja që i ka bërë përshtypje këngëtares së njohur ishte edhe 16-vjecarja Sihana Haxhnikaj e cila garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus.

Rita Ora shtypi butonin kalues dhe gjatë prezantimit me konkurrenten shqiptare ajo reagon në një mënyrë epike kur mëson se është nga Kosova ku edhe i flet në gjuhën shqipe.

Këngëtarja e njohur u shpreh mjaft e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share