Shqiptarët zgjedhin emra të huaj për fëmijët

INSTAT: Kryeson Amelia për vajzat dhe Noel për djemtë

“Një nga dilemat më të mëdha për çiftet e reja është edhe zgjedhja e emrit për fëmijët e tyre. Gjithnjë e më shumë ata po zgjedhin të përdorin emra kuptimplotë. Sipas INSTAT, emrat më të përdorur gjatë 2022 janë Amelia apo Aria për vajzat, dhe Noel apo Aron për djemtë, emra që në vetvete kanë edhe një kuptim të caktuar”.

Gjatë vitit 2022, emrin Amelia ua kanë vendosur 499 vajzave në Shqipëri, kryeson Tirana, e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa për djemtë, emri i parë në listë më i përdorur nga shqiptarët është Noel, që ka kuptimin e një jetë të re. Ky emër është përdorur më shumë në Tiranë, në 60 fëmijë, e ndjekur nga Elbasani.

E ndërsa shqiptarët janë të orientuar drejt emrave të huaj, e kundërta ndodh me shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri. Ata zgjedhin emra që lidhen me Shqipërinë.

“Vajza quhet Kejsi pasi ka shumë përhapje në Shqipëri dhe djali Adrian, pasi lidhet me Shqipërinë”.

Në vitet e kaluara prindërit zgjidhnin të bashkonin emrat e tyre për të arritur në një emër final. Në vitet 1970-1980 emrat më të përdorur ishin Lindita dhe Arben.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share