Shqipëria është ndër vendet ku punohet më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë, ndërkohë që mesatarja europiane është 36 orë në javë.
Në fakt i gjithë Ballkani punon gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë. Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në javë.
Sipas ekspertit të punësimit Erion Muça duhet parë mundësia e uljes së orëve të punës.
“8 orarëshi është orar tradicional. Por, shumë vende europiane si Spanja dhe Britania kanë eksperimentuar 4 ditë punë ose duke kufizuar orët e punës gjatë ditës dhe po e kthejnë në model.
Punonjësit në Shqipëri janë ndër më të pakënaqurit, ndaj sipas ekspertit të punës veç rritjes së pagave që është domosdoshmëri dhe në sektorin privat, duhen parë edhe gjëra të tjera elementare.
“Pushimet, koha e punës, puna jashtë orarit paguhet sipas ligjeve në fuqi, ditët e festave zyrtare duhet të jenë pushim. Sepse këta shohin punonjësin duke punuar dhe vetëkënaqen, por në fakt punonjësit produktivitetin maksimal e kanë 3-4 orë punë.”
Sipas INSTAT, koha më e gjatë e punës në vendin tonë është në sektorin e prodhimit, me 46.3 orë; tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të Biznesit dhe Administrative, me 45. 1 orë. Në ndërtim, puna zgjat 44.3 orë gjatë një jave. Më pak në vend punojnë punonjësit e shtetit, me 39.5 orë. Shumë vende europiane që prej pandemisë kanë nisur politikat e reduktimit të orëve të punë në 6 orë në javë.
Klan News