SHQIPTARËT PA VULA NË PASAPORTA

NGA 10 NËNTORI NË SHENGEN ME SHENJA GISHTASH DHE FOTOGRAFIM NË KUFI

Duke nisur nga data 10 nentor e ketij viti shqiptaret dhe shtetasit nga vendet qe nuk jane pjese e zones shengen nuk do te marrin me vula hyrje dalese ne pikat kufitare te shteteve anetare te BE-se. Ata do te jene te detyruar qe te lene shenjat e gishterinjve dhe te fotografohen ne kufijte e hyrjes ne shengen.

Shqiptaret dhe shtetasit nga vendet qe nuk jane pjese e zones shengen duke nisur nga data  10 nëntor e ketij viti nuk do te marrin me vula hyrje dalese ne pikat kufitare te shteteve anetare te BE-se. Duke nisur prej kesaj date vulat në pasaportat fizike do te zevendesohen me regjistrimin në mënyrë dixhitale qe do t`ju behet të dhënave te udhetareve sa herë që ata hyjnë dhe të dalin nga kufijtë e jashtëm të Shengenit, për të siguruar që ata të mos qëndrojnë në zonën Shengen për më shumë se nëntëdhjetë ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të paraqesin gjurmët e gishtave dhe do tu realizohet skanimi biometrik i fytyrës në kalimin e tyre të pare. Ky informacion do të regjistrohet në një skedar dixhital. Në kalimet e mëvonshme do të jetë e mundur të hyni më shpejt ne kufijte e zones shengen pasi policet kufitare qe menaxhojne kete sistem do të kërkojnë vetëm një skanim të pasaportës biometrike në një nga pikat ektronike te vetë-shërbimit nëse ekzistojne në atë pikë kufitare për të përputhur dokumentin e identitetit me të dhënat biometrike të regjistruara. Nëse të dhënat biometrike refuzohen nga sistemi elektronik ne kufi, udhëtarit do t’i mohohet hyrja në territorin e vendeve evropiane. Rregullat e reja do të kërkojnë që qytetarët jo-BE të regjistrohen në internet përpara se të udhëtojnë pa pagesë. Venia ne funksionim e ketij sistemi kontrolli te identiteteve eshtë pjesë e masave që synojnë ta bëjnë më të vështirë hyrjen e kriminelëve apo terroristëve në BE me pasaporta false. Ky sistem duhej të ishte funksional që në vitin 2022.

YLVA JOHANSSON

Ne do të dimë saktësisht se kush hyn në zonën Shengen me një pasaportë të huaj. Ne do të dimë nëse njerëzit qëndrojnë shumë gjatë, duke luftuar migrimin e parregullt. Dhe sistemi i hyrjes/daljes do ta bëjë më të vështirë për kriminelët, terroristët apo spiunët rusë përdorimin e pasaportave false, falë identifikimit biometrik: fotot dhe gjurmët e gishtërinjve. Do të ketë një paralajmërim të menjëhershëm: ky person nuk është ai që thotë se është.

Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimin se kontrollet biometrike të identitetit do të sjellin në radhë të gjata në kufij.

Ky zhvillim është i ndarë nga lançimi i ardhshëm i Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili do të fillojë të funksionojë në vitin 2025 pas disa vite vonese. Ky system i ri do të kërkojë që vizitorët nga vendet jo shengen të aplikojnë për autorizim përpara udhëtimit në 29 vende evropiane dhe të paguajnë një tarifë prej shtatë euro një herë në tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj.

Udhëtarët nën 18 ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga detyrimi per tu rregjistruar ne kete sistem. Shumica e aplikimeve do të miratohen brenda pak minutash, por disa vendime mund të zgjasin nga 48 deri në 72 orë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share