Shqipëria zbret dy vende në renditjen e FIFA

Kuqezinjtë tashmë të 64 në botë, shkak Kupa e Afrikës dhe Azisë

Kombëtarja shqiptare mungon në fushat e lojës, gjithsesi, rrëshket në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden në vendin e 64-të, duke humbur kështu dy pozicione nga një muaj më parë. Performanca e rivalëve në Kupën e Afrikës dhe Azisë kanë ndikuar direkt në renditjen e organizmit Botëror të futbollit.

Mungesa e takimeve për kombëtaren e trajnerit Sylvinho gjatë kësaj periudhe, si edhe forma e mirë e dy kombëtareve afrikane, Bregu i Fildishtë dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë sjellë edhe rënien e kuqezinjve.

Me dy pozicione, tashmë e 42 gjendet Kili, rivali në miqësoren e parë të marsit për kombëtaren shqiptare. Ndërkaq, Suedia, kundërshtari tjetër për kuqezinjtë muajin e ardhshëm gjendet e 26. Një pozicion ka humbur dhe Kosova.

Dardanët kanë rrëshkitur në vendin e 102, ndikuar edhe nga ngjitja e Tajlandës me 12 pozicione sa i përket 10 vendeve të para nuk ka ndryshime, me renditjen që vijon të kryesohet nga Argjentina, ndjekur nga Franca, Anglia dhe Belgjika. Tre kundërshtarët e kombëtares në Euro2024, Spanja, Italia e Kroacia mbyllin 10 pozicionet e para të kësaj renditje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share