– Vijon numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë pas votimeve për kryebashkiakë 1 ditë më parë.
– Për t’u njohur me rezultatet në kohë reale KLIKONI në linkun: https://zgjedhje2023.tvklan.al/
-Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik. Fitues në të treja bashkitë rezultuan kandidatët e PS-së.
Ora 08:10 – Diferencë e ngushtë votash mes 2 kandidatëve Jorgo Goro dhe Fredi Beleri
Në Himarë vijon numërimi i votave dhe nga rezultatet e deritanishme, diferenca mes dy kandidatëve është e ngushtë. Kryebashkiaku aktual dhe kandidati i PS Jorgo Goro që kërkon një tjetër mandat, ka 50.65% të votave, ndërsa Fredi Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 49.35% të votave.