Shqipëria sot luan miqësoren ndaj Katarit

Shqipëria do të luaje në Marbella në oren 18:30, për trajnerin reja test i reëndësishëm për të grumbulluarit

Shqipëria do të luajë sot në Marbeja miqësoren ndaj Katarit. Atmosfera është mjaft e mirë në kombëtare, ndërsa për trajnerin Edi Reja kjo sfidë ka rëndësi për të testuar futbollistët e kampionatit shqiptar të grumbulluar.

Mbrojtësi Esin Hakaj shprehet se lojtarët do të bëjnë maksimumin në këtë miqësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sigurisht ndihem mirë kur të thërret Kombëtarja, është një ndjesi e mirë dhe çdo lojtar mezi e pret këtë ftesë. Atmosfera është shumë e mirë normalisht, do të mundohemi që të japim më të mirën në mënyrë që të kemi kënaqësinë të marrin sërish ftesën nga Kombëtarja A. Do të jetë një ndeshje që do ta shërbejë shumë të gjithëve, jam i bindur se do të bëjmë maksimumin”, ka thënë mbrojtësi Esin Hakaj.

Lojtari i Vllaznisë shpreson që grumbullimi ta ndihmojë që të marrë edhe në të ardhmen një ftesë për të qenë pjesë e kuqezinjve.

“Grumbullimi në Kombëtaren A është diçka shumë pozitive për çdo lojtar nga kampionati shqiptar e që ka vlerë për karrierën dhe uroj që të na ndihmojë kjo ndeshje për të pasur edhe mundësi të tjera në të ardhmen me Kombëtaren”.

Ndaj Katarit është miqësorja e parë e muajit nëntor, ndërsa më 16 Nëntor skuadra e Edi Rejas do të luajë ndaj Italisë dhe më 19 Nëntor ndaj Armenisë, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share