Shqipëria shkon në Islandë

Mungojnë Uzuni dhe Broja

Shqipëria do të nisë sezonin e Ligës së Kombeve të hënën në Islandë, por me mungesa në sulm. Myrto Uzuni dhe Armando Borja nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim. Uzuni ka probleme fizike, pasi është lënduar në kavilje.

Ai zhvilloi stërvitje të diferencuar sipas udhëzimeve të mjekëve të ekipit dhe qëndroi në Shqipëri me shpresë që të riaftësohet për takimin me Izraelin. Broja sapo e ka kaluar Covid-19 dhe stafi i Kombëtares është në kontakt me Chelsea ku futbollisti po stërvitet veçmas. Pjesa e tjetër e lojtarëve janë në formë.

Në grumbullim Reja ka edhe 4 sulmues, Cikalleshi, Balaj, Seferi dhe Vrioni. Ekipi do të mbyllë përgatitjet në Islandë ku ndodhet prej kësaj të shtune. Reja ka ende kohë që të vendosë përfundimisht formacionin, por përflitet se mund të jenë nga minuta e parë Cikalleshi dhe Seferi.

Kundërshtari vjen pas barazimit 2 – 2 në fushën e Izraelit dhe një sukses i Shqipërisë do ta dërgonte në krye të grupit. Takimi do të gjykohet nga arbitri i Premier League, Craig Paëson, i cili ishte edhe në finalen e FA Cup mes Chelsea dhe Liverpool.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share