Shqipëria në Botërorin e Boksit

Trajneri Zeneli: Synojmë zonën e medaljeve

Shqipëria përfaqësohet me 6 boksierë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Uzbekistan. Gara e kuqezinjve nisi mbarë, pasi dy prej tyre kaluan turin e parë pa u ngjitur në ring, sepse kundërshtarët nuk u paraqitën në kohë për peshimin.

Trajneri i Kombëtares, Gëzim Zeneli tregon për Tv Klan dhe për pritshmëritë në këtë kampionat, ku shpresohet edhe për medalje.

“Pritshmëritë janë të mëdha, me pak fat dhe shorti po i ndihmon. Gjendja e sportistëve nga ana psikologjike është jashtëzakonisht e mirë për të sjellë ndonjë rezultat edhe të papritur. Kemi 2-3 sportistë që mund të futen në atë zonë. Pjesëmarrje kanë peshat e lehta deri 71 kilogramë”.

Në Botërorin e kaluar të zhvilluar në 2021 në Beograd, Shqipëria mori medalje bronzi me Alban Beqirin deri 71 kilogramë. Në kampionatin që po mbahet në Tashkent marrin pjesë rreth 540 boksierë nga 107 shtete.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share