Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit 2 në Ligën B së bashku me Islandën, Izraelin, Rusinë, por kjo e fundit është përjashtuar nga të gjitha garat pas invazionit në Ukrainë.
Shqipëria luan ndaj Islandës në udhëtim me fillim nga ora 20:45. Rivali i sotëm vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Izraelin (2-2) dhe kërkojnë ta nisin mbarë këtë rrugëtim.
Formacionet e mundshme:
Islanda: Runarsson; Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson; Helgason, Birkir Bjarnason, Thrandarson; Sigurdsson, Gudjohnsen, Thorsteinsson
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Roshi, Çekicç, Abrashi, Bajrami, Hysaj; Cikalleshi, Balaj.