Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur fitoren e parë për vitin 2022. Skuadra e Edi Rejas fitoi me rezultatin 2-0 në miqësoren me Armeninë.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 28’ me anë të sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka, ndërsa më parë pretenduan edhe për një penallti, por që arbitri nuk e dha pasi u konsutua me VAR-in.
Me rezultatin 1 me 0 u mbyll pjesa e parë.
Shqipëria e nisi mirë edhe fraksionin e dytë të lojës, teksa Xhuljano Skuka pati sërish një rast të pastër për të shënuar, por i vetëm përballë portierit kundërshtar gaboi duke gjuajtur topin mbi tranversë.
Në minutën e 63-të, ishte lojtari i Interit Kristian Asllani ai që dyfishoi rezultatin.