Shqipëria e mbylli me barazim sezonin e Ligës së Kombeve pavarësisht lojës së mirë të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje e vendosur në sekondat e fundit ku islandezët shënuan, duke lënë Kombëtaren në vendin e tretë me 2 pikë. Edy Reja ndryshoi 5 titullarë në dallim nga takimi me Izraelin, ndërsa ktheu skemën me 3 mbrojtës.
Kuqezinjtë e nisën në sulm. Prej minutës së 11’ islandezët mbetën me 10 lojtarë, pasi kapiteni Gunnarsson u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Uzunit. Arbitri Ricardo de Burgos mori vendimin me ndihmën e sistemit VAR. Kuqezinjtë shtuan rrezikun në portën zonën kundërshtar edhe goli i avantazhit erdhi në të 35’ me Lenjanin, i cili shfrytëzoi një krosim të Uzunit.
Rastet nuk munguan si për Shqipërinë dhe për Islandën. Dalja e Ismajlit të dëmtuar i la Kuqezinjtë me 10 futbollistë, pasi nuk kishte më zëvendësime në dispozicion. Barazimi i islandezëve erdhi në sekondat e fundit me autor Anderson, aq sa solli edhe reagimin e një pjese të tifozëve.
Kombëtarja e mbylli me ndeshjet zyrtare këtë vit, por do të luajë miqësore, më 26 Tetor ndaj Arabisë Saudite dhe më 16 Nëntor ndaj Italisë në “Air Albania”, që do t’i ndiqni në Tv Klan.