Shqipëria, destinacioni i preferuar i pushimeve të Dua Lipës

Revista Vogue shkruan se vendi ynë ka një vijë të gjatë bregdetare dhe fshatra të paprekura

Përvçse një yll i muzikës pop, Dua Lipës i pëlqen edhe të eksplorojë destinacione të reja.

Revista e njohur Vogue shkruan se mes destinacioneve të shumta që këngëtarja zgjedh nga Greqia e deri tek ishujt e Xhamajkës për pushimet e saj, vendin e parë e mban Shqipëria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këngëtares i pëlqen të pushojë në vendin tonë dhe kjo jo pa arsye.

Shqipëria ka një vijë bregdetare me plazhe të mrekullueshme, zona shkëmbore dhe fshatra tradicionalë, të cilët kanë mbetur relativisht të paprekura nga turizmi masiv.

Artistja e njohur është kthyer në asin e marketingut të Shqipërisë duke qenë se edhe vitet e kaluara ajo ka zgjedhur rivierën shqiptare për të pushuar.

Mjafton vetëm një postim në rrjetet sociale që mediat rozë ndërkombëtare të flasin për pushimet e Duas që në një mënyrë indirekte nxisin lexuesit e huaj të mësojnë më shumë për vendin tonë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share